Categories Kulture

Gjendet një mural 3800-vjeçar, pjesë e një civilizimi të humbur

Arkeologët në Perunë veriore kanë gjetur një mural të lashtë nga një civilizim i humbur Karal, që besohet të jetë rreth 3.800-vjeçar, thanë zyrtarët. Ai u gjet në lokacionin arkeologjik Wicham, në veri të kryeqytetit Lima.

Një ekip arkeologësh hasën në një mural që përshkruan një bretkosë me një figurë njerëzore, këmbët e përparme të së cilës janë rreth kokës së një njeriu. Arkeologia Tatjana Abad shpjegoi se skena ishte një njoftim për ardhjen e shiut dhe se flet për rëndësinë e ujit në kohë krize.

Arkeologët thonë se në qytetërimet Ande, bretkosa përfaqësonte ujin, dhe fytyra poshtë saj përfaqësonte një njeri që priste shi për të vazhduar jetën. Gërmimet në Wicham filluan në vitin 2007, dhe atje zbulohen vazhdimisht informacione të reja rreth civilizimit antik, siç është plani dhe arkitektura e përparuar e qytetit.

Karal besohet të jetë civilizimi më i vjetër në Amerikën e Jugut dhe atë Veriore, dhe daton që nga viti 3.000 para Krishtit, dhe u zhduk në mënyrë misterioze rreth vitit 1.600 para Krishtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME