Categories Lajme

Gjendet pas pesë ditësh trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

Është gjetur pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Mësohet se trupi i tij është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur. Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Murahrrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës.

Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë. Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë. Ngjarja ndodhi në një galeri të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME