Categories Lajme

Gjendet thesari 1 milionë dollarë i fshehur në male

Ëndrra e plot 350,000 njerëzve që u vunë në kërkim të thesarit prej 1 milion dollarë për 10 vite me radhë ka përfunduar. Mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante. Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur.

Një arkë me ar dhe bizhuteri me vlerë 1 milion dollarë është gjetur pas 10 vitesh, nga një eksplorues që preferoi të mbetej anonim. Koleksionuesi i artit, 89-vjeçari Forrest Fenn që krijoi gjuetinë e këtij thesari 10 vite më parë, njoftoi se thesari është gjetur nga një person që nuk ka preferuar të identifikohet.

89-vjeçari që fshehu thesarin përfshiu të dhëna për vendndodhjen e tij në një poezi të vitit 2010 “The Thrill of Chase”. Sipas tij, fshehja e thesarit ishte një mënyrë për t’i nxitur njerëzit të eksplorojnë natyrën. 350,000 njerëz nga e gjithë bota u vunë në kërkim të tij. Shumë u larguan nga puna  dhe shfrytëzuan kursimet e tyre dhe të paktën katër prej tyre kanë vdekur në përpjekje për të gjetur thesarin e fshehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME