Categories Lajme

“Gjendja e Harxhit u përke qësua pas dy javësh”, Stroni: I gatshëm të vaksinohem

I ftuar në studion e ABC, mjeku infeksionist Gent Stroni  është shprehur se koronavirusi është një virus i pabesë, dhe pasojat që ai lë pas janë më të rënda me raste se gjatë periudhës që një i infektuar kalon gjendjen e sëmundjes. Stroni është shprehur se në kuadër të gjendjes në të cilën ndodhet pacienti ato përdorin dhe terapinë dhe medikamentet përkatëse. Ai ka folur dhe ne lidhje me gjendjen shëndetësore të mjekut Harxhi i cili, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, dy javë pasi ishte infektuar me Covid ndodhet në Turqi për një shërbim më të specializuar shëndetësor.

“Strategjia e ndjekjes sq një pacienti duhet të përshtatet me gjendjen në të cilën ndodhet pacienti. Ne në persona të ndryshëm përdorim terapi ndryshe, përdorim terapinë antivirale të turkut, dhe të italiane ne shfrytëzojmë njohuritë që vijnë nga vende të ndryshme.  Mjekët bëjnë vetëm lehtësimin e situatës së gjendjes së një pacienti,duke përdorur medikamentët dhe lehtësuar gjendjen e tyre. Në praktikën e përditshme unë shikoj personat që kanë temperaturë, dhe vendosja e kortizonikëve ka efekte të mira por dhe anësore dhe për këtë ne duhet të bëjmë dhe kujdes. Unë shikoj problematika të shumta që virusi lë pas kalimit. Ekzistojnë problematika në vijim të kësaj gjendje post virale. Ne nuk kemi shumë eksperiencë në aspektin e kohës, por shikohen këto efekte post Covid që mund të shkojnë dhe deri në 3 muaj.

Një prej pacientëve që kam në këto momente po performon në një gjendje të rëndë dhe ai mendonte se e ka kaluar në gusht, por duke parë që e gjithë familja e tij dhe rrethi i tij shoqërori e kaloi në gjendje të rëndë dhe në gusht pati shenja dhe nuk u vertetua nëse ishte apo jo me Covid dhe mori njëlloj mjekimi. Ndërsa tashmë ai po kalon në një formë të rëndë. Por nuk mund të them nëse është apo jo i riinfektuar. Një rast i këqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi. Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkrisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, ka thënë mjeku.

Ndër të tjera mjeku infeksionist ka theksuar se për shmangien e situatave të vështira të pandemisë është e rëndësishme që të respektohen masat anti Covid. Ai gjithashtu është shprehur se është i gatshëm që të vaksinohet, pasi vetëm imuniteti dhe vaksina do na shpëtojnë nga pandemia. “Unë jam i gatshëm që ta bëj vaksinën anti Covid pasi shikoj person që vuajnë gjatë dhe pas periudhës së Covid. Sido që të jetë kjo vaksinë ky skenar është më i vlefshëm sesa një mënyrë tjetër. Unë deri më tani nuk jam infektuar dhe përveç maskës dhe distancimit nuk kam bërë asgjë, në fillesa kam pas ndjekur vitaminaterapinë por nga qershori e deri më tani asgjë më”, ka thënë Stroni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME