Categories Lajme

Librazhd,Shoqërohet 41 vjeçari

Policia e Librazhdit ka vënë në p ranga një 41 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për t rafikim të l ëndëve n arkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Dragostunja”, pesë muaj më parë ishte ar restuar bashkëpuntori i 41 vjeçarit shtetasi me iniciale L.N. 43 vjeç.

Sipas policisë këta dy shtetas janë kapur duke transportuar 32 kg l ëndë n arkotike k anabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil.

Njoftimi i plotë: Vijon operacioni “Dragostunja”. Kapet dhe ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për H etimin e N arkotikëve dhe T rafiqeve të P aligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Elbasan,  në vijim të operacionit “Dragostunja” të finalizuar rreth 5 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i të cilit u arrestua një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, kanë vijuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe ndaluar në Librazhd, shtetasin e shpallur në kërkim:

L.A., 41 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 06.08.2020, në bashkëpunim me shtetasin L. N., 43 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit), dyshohet se kanë qenë duke transportuar 32 kg l ëndë n arkotike k anabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. A. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të r rezikshme që kanë r rezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Më pas këta shtetas kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe kanë tentuar të largohen. Shtetasi L. N. është kapur gjatë operacionit të zhvilluar 5 muaj më parë, në dalje të PKK Qafë Thanë, në tentativë për t’u larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari k riminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME