Categories Lajme

GJERMANI – Europa dënon sanksionet amerikane kundër një gazjellësi rus

Europa dhe Gjermania në mënyrë të veçantë kritikuan sot votimin në SHBA të sanksioneve kundër gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, vlerësuar nga promotorët e saj strategjikë për furnizimin, por akuzuar për rritjen e influencës së Moskës. “Në parim, BE-ja kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër çdo kompanie të BE-së që ushtron një aktivitet legjitim”, theksoi sot komisioneri europian për Tregtinë, Phil Hogan. Gjermania, përfituesja më e madhe nga ky projekt, të cilës ky gazjellës i ka mundësuar dyfishimin e livrimeve të gazit natyror rus me çmim të lirë, ka shtuar për argumentet ekonomike një strukturë politike.

“Politika energjitike europiane vendoset në Europë dhe jo në SHBA. Ne hedhim poshtë në parim ndërhyrjet dhe sanksionet”, konfirmoi në Twitter ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas. Njoftimet për sanksione amerikane janë konkretizuar pas miratimit nga Komisioni i Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të buxhetit të mbrojtjes amerikane për vitin fiskal 2020. Ai parashikon sanksione kundër gazsjellësit “Nord Stream 2” dhe “Turkish Stream” në kuadër të masave kundër Rusisë.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME