Në Gjermani, numri i qytetarëve që janë të detyruar të shkojnë në një bank të ndihmës ushqimore për nevoja themelore të jetës po rritet në mënyrë alarmante.
Fakti është denoncua nga Shoqata Gjermane e Bankave Ushqimore. Sipas të dhënave të publikuara nga organizata, vetëm në vitin e kaluar numri i përdoruesve është rritur me 150,000 njerëz të rinj, 10% më shumë.
Në total, rreth një milion e 700 mijë gjermanë kthehen disa herë në bankat ndihmës ushqimore, një e treta e tyre janë fëmijë dhe adoleshentë, ndër të cilët rritja ishte 10 përqind.
Numri i të moshuarve që kërkojnë ushqim falas është rritur me 20%, duke mbuluar një të katërtën e numrit të përgjithshëm.
Një rënie prej 6% është regjistruar tek emigrantët, të cilët tani përfaqësojnë një të pestën e atyre në nevojë ushqimore.
Sipas ekspertëve,numri në rritje i të moshuarve që kthehen në këtë sektor ndihme është për shkak të pensioneve shumë të ulta, veçanërisht në lidhje me minimumin jetik.
Sot në Gjermani ka rreth 950 banka ushqimore. Ata mbledhin ushqime të tepërta, por që janë ende të ngrënshme dhe ua shpërndajnë atyre që kanë nevojë, shumica e të cilëve janë të papunë afatgjatë.