Categories Lajme

Theu ‘arrestin e shtëpisë’ dhe më pas i ‘theu’ hundën shoferit të urbanit pse nuk ecte shpejtë, arrestohet i riu

Foto ilustruese

Një 23 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas u konfliktua me shoferin e një autobusi për motive të dobëta duke e goditur me mjete të forta.

I arrestuari është A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë  (me precedentë të mëparshëm penal). Ky person pasi ka dalë nga shtëpia ka hipur në autobus dhe duke pretenduar se shoferi e ngiste avash është konfliktuar me të dhe e ka goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas kësaj 23-vjeçari është kapur nga policia .

Ai tashmë akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME