Categories Lajme

Arrihet marrëveshja, Manastirliu: Trajtimi i pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali

Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje të rralla. Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Rajonin e Puglias. Ministrja u shpreh e lumtur për finalizimin e dy projekteve. ”Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit konkretizojmë dy projekte të rëndësishme, projektin rajonal për zhvillimin e telemjekësisë për menaxhimin e rasteve të infarkteve si dhe binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Barit apo siç njihet, Poliklinika e Barit, që do të mundësojë trajtimin e pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali”, tha Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në Poliklinikën e Barit.

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit, u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë por edhe shkëmbimit të eksperiencave. Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.

Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi. Në një nivel më të lartë, do të jetë në dispozicion një komunikim i dyfishtë me profesionistët e shëndetësisë, telemonitorimi i personalizuar i parametrave biomjekësor, monitorimi i përputhshmërisë me terapinë, etj. Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore.

Qasja e re do të mundësojë përkufizimin dhe personalizimin e shërbimeve të reja sociale dhe të kujdesit shëndetësor të cilat janë përshtatur bazuar në faktorët socio-ekonomik dhe mjedisor, modelet e sjelljes, etj, duke krijuar një model të ri, më afër pacientit, modelin e mjekësisë personale. Projekti parashikohet të jetë 3-vjeçar dhe nis brenda muajit tetor të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME