Categories Lajme

Gjermani, vi dhen 50 mijë maska mbrojtëse në një spital

Pothuajse 50 mijë maska mbrojtëse për fytyrën janë vjedhur nga një depo spitalore në qytetin e Këlnit në veriperëndim të Gjermanisë

Policia konfirmoi incidentin, duke thënë se ishin informuar nga një punonjës të hënën i cili kishte vërejtur vjedhjen në depo, e cila është përdorur si një qendër logjistike për disa spitale në qytet.

Autoritetet kanë hapur një hetim mbi incidentin, por asnjë arrestim nuk është bërë.

Komiteti i krizës së koronavirusit në Këln ka urdhëruar spitalet të kontrollojnë rezervat e tyre dhe të sigurojnë maska për fytyrën dhe pajisje të tjera mbrojtëse mes mungeses nga koronavirusi.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka çuar në një zhvillim global të shitjeve të maskave të fytyrës, me çmime të larta në faqet e tregtisë në internet.

Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në këtë vend u rrit në 7.636 që nga mëngjesi i së martës. Numri i vde kjeve nga koronavirusit ka arritur në 17, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME