Ambasadori i Bashkimit Europian, në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, shkruan se BE do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor, në luftën kundër koronavirusit, përfshirë edhe Shqipërinë.
“Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në luftën me koronavirusin. Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA. Një vendim pozitiv për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një sinjal rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca.

