Categories Bota, Lajme

Gjermania anulon Oktoberfest

Nga festivalet muzikore e deri te eventet e mëdha sportive, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një valë anulimesh të ngjarjeve në të gjithë botën. I fundit që preket nga COVID-19 është edhe i famshmi Oktoberfest i Gjermanisë, i cili me masat e fundit të bllokimit të ndërmarra në vend, është anuluar.

Masat më të fundit të bllokimit të Gjermanisë përfshijnë një ndalim të ngjarjeve të mëdha publike deri më 31 gusht. Edhe pse Oktoberfest-i ishte parashikuar të niste pas lehtësimit të masave izoluese, kreu i Bavarisë tha këtë të martë se festivali nuk do të mbahet këtë vit. “

Bazuar në situatën aktuale, unë nuk mund ta imagjinoj që një ngjarje kaq e madhe të ishte e mundur në këtë kohë,” u tha Markus Söder gazetarëve. Ai shtoi se ai dhe kryetari i Mynihut kishin marrë bashkërisht vendimin përfundimtar për ta anuluar festivalin.

Disa zona në Gjermani kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit të prezantuara muajin e kaluar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, por ngjarjet e mëdha janë të ndaluara deri më 31 gusht. Të hënën, kancelarja, Angela Merkel, u bëri thirrje gjermanëve të disiplinohen për të shmangur një rikthim të sëmundjes, pas disa përmirësimeve në shifrat e fundit të të infektuarve me virus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME