Gjermania e ka mposhtur 2-0 Irlandën e Veriut, për të rrëmbyer kreun në Grupin C.
Gjermania e Joachim Low është treguar e fortë për Irlandën e Veriut, duke triumfuar 2-0 me golat e Marcel Halstenberg 48’ dhe Serge Gnabry 90’, raporton Gazeta Express.
Kjo fitore e madhe ka bërë që Gjermania ta pushtojë pozitën e parë në Grupin C me 12 pikë, për ta lënë prapa pikërisht rivalin e sotëm po ashtu me 12, por ekipi i Loë ka gol-diferencë shumë më të mirë.
Në Grupin C ndeshja tjetër u zhvillua mes Estonisë dhe Holandës, këta të fundit triumfuan 4-0 me golat e Ryan Babel 17′ e 48′, Memphis Depay 76′ dhe Georginio Wijnaldum 87′.