Categories Lajme

Gjermania kërkon infermierë, e gatshme t’ua paguajë edhe shkollimin

Prej kohësh është dhënë alarmi në vendin tonë se mjekët dhe infermierët janë duke u larguar dhe sistemi mjekësor po ngelet pa personel.

Pjesa më e madhe e tyre shkojnë në Gjermani, ku ju sigurohen kontrata pune dhe pagesa të kënaqshme e kjo i bën që të mos kthehen më në atdhe. Por Gjermania ka vendosur të ndërmarrë një tjetër hap për të rritur sa më shumë numrin e infermierëve në vend.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn shteti gjerman synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit, pasi ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë.

Kështu fillimisht u tha se ky shtet do të punësonte 8 mijë infermierë, por tani është korrigjuar shifra në 13 mijë infermierë të rinj.

Mirëpo sa tregon gjiganti mediatik gjerman, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Akoma më urgjente paraqitet situata në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Ministri Spahn ka dale me propozimin e ri i cili parasheh qe forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë vendit. Ai sqaroi se nga komisioni parlamentar buxhetor është marrë një shumë prej 9 milionë eurosh, e me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor.

Forcat e ardhshme punëtore, sipas ministrit, do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin e origjinës. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba. Por në vendet e prekura të Ballkanit, kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Autoritetet maqedonase u shprehen se projekte të tilla vetëm sa e nxisin akoma edhe me shume emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME