Categories Lajme

Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në 30-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, Balla tha se “ky është një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman”. “Sot është një ditë po aq e bukur për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania renditet e para me mbështetjen financiare prej afro 1.1 miliard euro akorduar Shqipërisë në këto 30 vite”, tha Balla.

Balla tha se “modeli transformues i Gjermanisë dhe modeli i suksesshëm në kulturën e sipërmarrjes të sektorit privat në Gjermani, janë një mundësi por edhe edhe një kërkesë legjitime, për të kërkuar më shumë prezencë të kompanive gjermane në rajon dhe sigurisht, edhe në Shqipëri”. Ai theksoi se “sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe si dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë”.  “Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ne po bëjmë gjithçka, ditë pas dite, që të meritojmë përfshirjen në Bashkimin Europian, duke u mbështetur në ndihmën dhe mbështetjen e një vendi të madh mik si Gjermania”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone…

LEXO ME SHUME