Categories Lajme

Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja i bën urimin e veçantë

Pas tërmetit të muajit shtator dhe atij nëntor të vitit të kaluar, inxhnierja Luljeta Bozo  qetësoi të gjitha familjet shqiptare dhe u kthye një ndër personat më të dashur. Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungontë një urim i veçantë nga nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.

Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas. Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat. Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë”, shkruan ndër të tjera ajo, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME