Categories Lajme

Gjermania shton stimujt për personelin shëndetësor shqiptar

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor, që ka prekur prej vitesh Shqipërinë, rrezikon të përforcohet edhe më tej, për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

Para disa ditësh, një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e paaplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë të vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri, kundrejt një pagese mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për pagën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ata të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë, ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro, teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë, pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situate, një nga pavijonet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30%. Nga 23 infermierë që janë në organikë, gati 6 vende janë të lira, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare, sidomos infermierët shqiptarë, kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë.

Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë, duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara, për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut, në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë dhe janë diplomuar mbi 250 nga Fakulteti i Mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bënë më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialistë ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht./Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME