Categories Lajme

Gjermania vendos rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave. Detyrim informimi për noterët

Gjermania do t’i koordinojë më mirë aktivitet në luftën kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit financiar. Për këtë Ministria e Financave për herë të parë ka paraqitur një katalog masash.

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon. Në nivelin ligjor dhe në sektorin e përmbarimit duhet bërë më shumë, thuhet në qarqet e qeverisë federale. Ndaj Ministria e Financave do të angazhohet në nivelin e BE-së, që të vendosen rregulla të njësuara për luftën kundër pastrimit të parasë. Direktiva për luftimin e parave ilegale parashikon ndër të tjera një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet në Gjermani në mënyrë që përndjekja penale të jetë më efikase. Ministria e Financave mendon se ka „nevojë për përmirësime”. Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Gjatë blerjes së arit me para në dorë do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit.

Detyrim informimi për noterët

Veçanërisht dega e imobiliareve do të kontrollohet më rreptësisht. Eshtë planiifkuar që në kuadër të një udhëzimi ligjor, që do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, në të ardhmen noterët duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare. Sfondi i këtij rregulli ka të bëjë me faktin, se që pas krizës mbarëbotërore financiare më 2008 tregu i imobiljeve në shumë shtete pësoi një bum, po kështu edhe në Gjermani. Edhe transaksionet me shuma të mëdha vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.

Ministria e Financave nuk donte të përmendte vlerësime të sakta mbi përmasat e problemit. Por meqënëse është e nevojshme të veprohet, qeveria tani ua ka kaluar veprimtarinë ministrive të ndryshme – asaj të Financave, të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Ministrisë së Jashtme – puna mes tyre duhet bashkërenduar edhe me punën e landeve dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare BaFin, Entit Federal të Kriminalistikës dhe Shërbimit Informativ Federal. Po ashtu është angazhuar një bord koordinues, i cili duhet të mblidhet dy herë në vit.

Bafin do një autoritet europian kontroll

Ndërkohë Enti Federal për Mbikqyrjen Financiare (Bafin) është angazhuar fort për krijimin e një autoriteti më vete të BE-së për luftën kundër pastrimit të parasë. “Për ta bllokuar aktivitetin e atyre që pastrojnë paratë ilegale, është e domosdoshme të krijohet një mbikqyrje e pastrimit të parasë në nviel europian”, tha shefi i Bafin Felix Hufeld të enjten (16.01) gjatë pritjes së fillimit të vitit në Frankfurt mbi Main. “Një autoiritet më vete europian, i koordinuar me autoritete kombëtare, do të ishte në këndvështrimin tim zgjidhja më ë mirë për luftimin e pastrimit të parasë në sektroin financiar – e ndoshta kjo mund të ishte edhe mënyra më e mirë për ta luftuar atë me efikasitet.”

Sipas mendimit të mbikqyrësit suprem të financave në Gjermani, do të ishte gabim, që kontrolli t’i delegohej Autoritetit Europian të Mbikqyrjes Bankare EBA me seli në Paris. “Kjo është në kundërshtim me primatin e ndarjes së pushteteve, si dhe kalimin në një dorë të kompetencës së vendosjes së normave dhe zbatimit të normave.” As Banka Qendrore Europiane (EZB) nuk është e përshtatshme për këtë. Ajo ka mandatin vetëm nga 19 vende të Euro-Zonës. Pas skandaleve të pastrimit të parasë në shuma miliardëshe si në Danske Bank apo në Maltë, vitin e kaluar EBA-s iu kaluan më shumë kompetenca. Por ajo është në radhë të parë një përcaktuese e rregullave dhe jo kontrolluese. Kontrolli vazhdon të jetë në përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të mbikqyrjes, që sipas mendimit të kritikëve, jo gjithmonë bashkëpunojnë sa duhet. Ndaj ministrat e Financave i kanë bërë thirrje Komisionit të ri të BE-së që të verifikojnë rrugët për harmonizimin e funksioneve kontrolluese brenda një autoriteti të BE-së./DW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME