Categories Kulture, Lajme

Gjesti i veçantë i 27 komunave arbëreshe për shqiptarët e prekur nga tërmeti, nisin mbledhje fondesh

Kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë bashkë me komunitetet e tyre po ndihmojnë popullin shqiptar, që u godit nga një tërmet i fuqishëm në 26 nëntor.

Ne nje komunikate te përbashkët, ata shprehin afërsinë me të dëmtuarit dhe qeverinë shqiptare, duke marrë angazhimin për të vendosur në bilancet e komunave të tyre një kontribut në para; duke promovuar mbledhje të ardhurash, nëpërmjet një llogarie bankare të vetme, të cilat do të çohen për realizimin e projekteve përfundimtare; duke ofruar gatishmërinë për të pritur e akomoduar studentë të rinj në nevojë, të zonave të prekura nga tërmeti; duke organizuar aktivitete bamirësie në bashkëpunim me shoqata dhe artistë arbëresh e duke sensibilizuar qytetarët kalabrezë që të kontribuojnë me ndihma.

KOMUNIKATA E PLOTË

Kryetarët e bashkive të komunave Arbëreshe të Kalabrisë, që nënshkruajnë këtë komunikatë, u takuan për të vendosur sëbashku nismat që do të ndërmarrin për të ndihmuar popullin shqiptar të goditur nga tërmeti në 26 Nëntor.

Në mënyrë unanime u vendos të:
– Hapet një llogari bankare e vetme që do të publikohet, ku mund të derdhen para në ndihmë të popullit shqiptar të goditur nga tërmeti, për t’u përdorur në veprimtaritë e vendosura;
– Ofrojmë mundësi për të pritur dhe akomoduar student që kanë nevoja të vecanta;
– Organizojmë aktivitete artistike dhe sportive për të mbledhur të ardhura;
– Dedikojmë një kontribut për të prekurit nga tërmeti si administratë bashkie;
– Sensibilizojmë komunitetin arbëresh që të marr pjesë në dhurim; në këtë drejtim mjeshtëri argjendat Gerardo Sacco, me rastin e dhënies së një cmimi nga komuna e Spezzano Albanese, do të krijojë një stoli ekskluzive që do të shitet në ankand dhe, të ardhurat e të cilës, do të çohen për të prekurit nga tërmeti.

Është vendosur edhe pjesëmarrja e shoqatave kulturale dhe artistëve dhe muzikantëve arbëresh që kanë ofruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete për mbledhjen e të ardhurave.

Llogaria bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj në para është:

IBAN: IT23 M076 0116 2000 0104 6498 935 (in caso di bonifico bancario)
c.c.p. numero: 1046498935 (in caso di versamento con bollettino postale)

e hapur në emër të Komunës së Shën Mitër Koronës me përshkrimin:

“L’ARBERIA PER L’ALBANIA. SISMA NOVEMBRE 2019”- “ARBËRIA PËR SHQIPËRINË. TËRMETI NËNTOR 2019”. Firmosur nga Kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.
Bashkitë: Acquaformosa, Caraffa di Catanzaro, Carfizzi, Castroregio, Cervicati, Cerzeto, Civita, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Gizzeria, Maida, Lungro, Mongrassano, Pallagorio, Plataci, San Basile, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, San Martino di Finita, San Nicola dell’Alto, Santa Caterina Albanese, Santa Sofia d’Epiro, Spezzano Albanese, Vaccarizzo Albanese

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME