Categories Kulture

Gjiganti i turizmit: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për t’u vizituar në 2019

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Së fundmi, prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për tu vizituar në 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shkrimin që “Lonely planet”, ka shkruar për 10 destinacionet e vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur të gjigantit global të turizmit “Lonely planet” që e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet më me vlerë për tu vizituar në vitin 2019, ju uroj një fundjavë të qetë “, shprehet Rama.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.
Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apolonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”për Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME