Categories Lajme

Është festuar në këtë 29 Nëntor 76 vjetori i clirimit të atdheut nën tingujt e himnit kombëtar në Vlorë

Është festuar në këtë 29 Nëntor 76 vjetori i clirimit të atdheut nën tingujt e himnit kombëtar dhe bandës së qytetit. Homazhe janë zhvilluar pranë lapidarit të të rënve për liri dhe pavarësi, kurora dhe buqeta me lule janë vendosur nga kreu i bashkisë Dritan Leli, prefekti Flamur Mamaj, deputetet Vilma Bello,Vullnet Sinaj,Edmond Leka, kreu i qarkut Ervis Mocka, kryetarja e këshillit bashkiak Migena Balla ,më pas ka qënë kryebashkiaku Dritan Leli ai i cili është shprehur se vepra e të rënve të atdheut, nuk duhet harruar asnjëherë,pasi për këte vend që ne e gëzojmë sot, ata dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën.  Vlora i dha luftës rreth 7000 Dëshmorë, 28 mijë deshmorë.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944.

Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, por debati mbi largimin e gjermanit të fundit vijon në Shqipëri edhe pas 76 -vitesh. Gjiknuri i përgjigjet Metës, nga Vlora.Sipas tij, deklaratat e presidentit për D. Martin janë më shumë politikë dhe synim i presidentit për të drejtuar një pjesë të opozitës ose të gjithë opozitën. Sakaq, Gjiknuri theksoi se akuzat kanë qënë të forta ndaj popullit shqiptar ndaj askush nuk duket të frikësohet sa kohë nuk ka asgjë për të fshehur. Deklarata e Gjiknurit u bë pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME