Categories Lajme

Gjiknuri inspekton ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar ku po ndërtohen dy tombino që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

Teksa shoqërohej nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, Gjiknuri tha se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi shumëvjeçar.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar ku po ndërtohen dy tombino që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

Teksa shoqërohej nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, Gjiknuri tha se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi shumëvjeçar.

“Pra merr zgjidhje çështja e përmbytjeve që ndodhnin në këtë zonë sa herë kishte reshje intensive të shiut. Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik por kjo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë në këtë rast. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltike”, theksoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME