Categories Lajme

Gjiknuri kërkon ndihmën e SHBA, flet me ambasadoren Kim

Dy ditë para se bashkëkryetari i reformës zgjedhore të raportojë para Komisionit të Posaçëm për ecurinë e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka informuar online ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Me anë të një statusi në facebook socialisti nënvizon faktin se ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda qershorit. “Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik”, nënvizon Gjiknuri.

Pas 6 javëve ndërprerje komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të mblidhet online më 6 maj. Gjatë kësaj mbledhjeje, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri i mazhorancës dhe Rudina Hajdari, e pakicës paralmentare, do të informojnë anëtarët e këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës. Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak te situatës së krijuar nga Covid 19.

Pak ditë më parë burime thanë për TV ORA se PS dhe PD janë dakordësuar në parim për ndryshimin e periudhës zgjedhore duke e ngushtuar në afat kohor. Deri sot kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore, të zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri në 30 qershor ose nga 15 shtatori deri në 30 nëntor.

Por me propozimin e ri të hedhur në këshillin politik për reformën zgjedhore periudha zgjedhore parashikohet të tkurret në 30 ditë, përkatësisht nga 15 prilli deri në 15 maji dhe 1 tetor deri në 30 tetor. Në qoftë se Parlamenti do ta miratojë këtë ndryshim zgjedhjet parlamentare të 2021, do të mbahen më herët, pra maksimumi në datën 15 maji. Propozimi për ndryshimin e periudhës zgjedhore është bërë me argumentin se proceset elektorale të cilat kryesisht zhvillohen brenda muajt qershor por që përmbyllja totale e tyre kap edhe muajin gusht, ndikon negativisht në turizëm. Komisioni i posaçëm parlamentar ka afat për të diksutuar dhe miratuar ndryshimet e bëra në tryezën politike deri në 30 qershor të këtij viti. Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE dhe duhet të jetë e miratuar para konferencës së parë ndërqeveritare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME