Categories Lajme

Gjiknuri prezanton Ahmetaj si të deleguarin politik në Vlorë

Në pallatin e Kulturës në Vlorë u prezantua drejtuesi i ri politik i Vlorës për Partinë Socialiste Arben Ahmetaj. Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut, por u vu re mungesa e kryetarit Dritan Leli.

Pas mbledhjes të mbajtur në pallatin e kulturës ku u prezantua dhe zoti Ahmetaj si drejtues politik i qarkut, folën për mediet Z.Gjiknuri dhe Z.Ahmetaj.

Gjiknuri: “Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës. PS është një parti që vazhdimisht është e gatshme për zgjedhje dhe në këto periudha mes zgjedhjesh të shëndoshet më shumë që të jetë në gjendje që në çdo kohë që të ketë zgjedhje të marrë gjithmonë rezultatin fitues. Këtu në Vlorë ne jemi dëshmitarë që Vlora është qarku i ndryshimeve, është qyteti i ndryshimeve dhe në fund të fundit Arben Ahmetaj do bëjë më të mirën si i deleguari i Vlorës.”  

Ahmetaj: “Në PS nuk zëvendëson askush askënd, por marrin përgjegjësi kolegët, ashtu siç na ka ndodhur në historinë politike në vazhdim. Sot vij në Vlorë, është përgjegjësi e madhe dhe privilegj. Damiani ka bërë një punë të shkëlqyer. Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt dhe puna për mandatin e katërt kalon nga modernizimi i partisë, zgjedhjet lokale, zgjedhje të zgjuara dhe pa surpriza.”

Zoti Ahmetaj u pyet nga gazetarët për marrëdhëniet dhe luftën e brendshme në PS me kryetarin Dritan Leli dhe konfliktin me bashkinë.

Ahmetaj: “Partia socialiste nuk ka konflikte, ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku, por ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri. “

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME