Categories Lajme

Rrëqeth motra e Erdit nga Vlora, 21-vjeçarit që humbi jetën në Greqi: Na u shemb toka nën këmbë

Flet për mediet greke, motra e 21-vjeçarit, Erdi Rushitaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin e Kretës në Greqi, dje (20 shtator). Bashkë me 21-vjeçarin gjithashtu humbi jetën dhe shoku i tij Mateos, i cili ndodhej në motor.

Sipas medieve greke, 21-vjeçari, kishte vetëm pesë muaj që kishte blerë motorin.  “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël . Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Mua dhe motrës time na u shemb toka nën këmbë. Ajo që na ka ndodhur është tragjike, ” tha motra e të riut.

“Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli  në shtëpi për herë të parë, u bëra merak  sa që  i mora çelësat. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë. Motori ishte i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Ai  ka dhe  makinë, por adhuronte motorin.

Thonë se ai nuk kishte licencë për motorin, por ne e  dimë se ai kishte patentë. Ai kishte patentë edhe për veturën ”, shton ajo. Sipas motrës së 21-vjeçarit, gjithçka ndodhi gjatë pushimit nga puna.“Çdo ditë i thoshim për motorin që të ketë kujdes dhe të mos punojë shumë. Ai na thoshte se nuk ecte me shpejt dhe se ishte i kujdesur”, tha ajo.

Ata kishin shkëmbyer disa mesazhe para aksidentit. “Herën e fundit kemi komunikuar me mesazhe. Në ato të fundit ku nuk mora asnjë përgjigje shkrova “Ku je … kur do të vish?” më kishte shkruar më herët: “Kur do të kthehesh në shtëpi?” Ai më shkruajti se ishte në punë dhe unë iu përgjigja,kini kujdes dhe shkoni në shtëpi”, tha motra e 21-vjeçarit.

Me  “Me shumë mundësi do shkojmë në Shqipëri për varrimin e vëllait, që të jetë bashkë me babin. Ne jemi katër fëmijë. Në Greqi jetojmë motra ime,  Erdi dhe unë. Motra tjetër jeton në Shqipëri me nënën tonë, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne gjithashtu humbëm babanë në një moshë të re,” tha ajo. Rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti pritet të sqarohen nga hetimi paraprak, ndërsa do të caktohet një ekspert. Në të njëjtën kohë, janë kërkuar teste toksikologjike për të përcaktuar nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME