Categories Lajme

Gjiknuri takim me bizneset: Vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e Vlorës

Damian Gjiknuri takim me bizneset që operojnë në zonën e autostradës Vlorë-Levan Gjiknuri: Gati projekti edhe për rehabilitimin e aksit të vjetër Gjiknuri: Politikat e favorshme fiskale ndihmuan bizneset të zgjerohen Gjiknuri: Vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e Vlorës Gjiknuri: PD e ka treguar me fakte se nuk bën asgjë për Vlorën.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë, Afrim Qendro, zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në zonën e autostradës Vlorë-Levan, zonë e cila për vëmendjen e veçantë infrastrukturore që i është kushtuar, është kthyer në një potencial zhvillimi për bizneset që operojnë aty, duke hapur mundësi të tjera zhvillimi. Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se kjo zonë për vet rëndësinë që paraqet për Vlorën, ka njohur trasformim të rëndësishëm gjatë dy mandateve të para të qeverisjes socialiste.

“Me zhvillimet dhe projektet e parashikuara, duke qenë dhe shumë pranë Vlorës, kjo zonë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Investimet e pritshme, projekti për aeroportin e Vlorës dhe përmirësimi i infrastrukturës lidhëse me aeroportin, zgjerimi i rrugës që shkon në Akërni dhe që lidhet me autostradën, do të ndikojë padiskutim tek bizneset e në veçanti tek ato që operojnë me Italinë, duke i krijuar akses bashkëpunimi bizneseve të Vlorës me vendet fqinje.

Porti i ri i Triportit dhe aeroporti do ta transformojë tërësisht këtë zonë, duke e shndëruar në një potencial zhvillimi. Investimet infrastrukturore do të rrisin interesin e investitorëve të huaj për të ardhur e për të investuar në zonë, duke krijuar dhe prespektiva të shumta punësimi për të rinjtë dhe të rejat e zonës. Në këtë mandat të tretë të qeverisë është parashikuar rehabilitimi i rrugës sekondare, aksit të vjetër të autostradës, për ta bërë edhe atë njësoj të aksesueshëm si çdo aks tjetër, me parametra bashkëkohor.

Projekti i rehabilitimit është gati, pritet vetëm shpallja e kompanisë fituese për nisjen e rehabilitimit të aksit të vjetër”, u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, lehtësirat ndaj bizneseve kanë qënë në fokus të qeverisë. “Bizneset e vogla janë përjashtuar nga taksat, duke paguar vetëm kontributet shoqërore, ndërsa biznesi i madh nuk është më nën trysninë e tatimorëve pasi administrata vepron konform ligjit”, theksoi Gjiknuri. Në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e biznesit që operojnë në zonën e autostradës Gjiknuri theksoi se në këtë mandat të tretë do t’i jepet zgjidhje përfundimtare edhe ngërçit që shpesh ka ekzistuar për lejet e bizneseve që duan të operojnë në këtë zonë, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Gjiknuri theksoi se janë të shumta arsyet se përse Partia Socialiste duhet të fitojë mandatin e tretë qeverisës ndërsa nuk ekzistojnë një arsye bindëse që të mendohet e kundërta.

“Interesi i veçantë i Kryeministrit Rama e ka kthyer Vlorën në një pol të rëndësishëm investimesh dhe zhvillimi. Nga pikëpamja infrastrukturore ndryshimet janë shumë të mëdha. Në këtë mandat të tretë projektet e nisura në Vlorë, me interesin e Kryeministrit Rama do të vijojnë më tej. Gjithë projektet e mëdha, nëse mendohet ndryshimi i kahut politik, do të mbeten ne mes. Në Vlorë, Partia Demokratike nuk ka moral të kërkojë votë, sepse e ka treguar me fakte se nuk bën asgjë për Vlorën, siç nuk ka bërë asnjëherë asgjë. Vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e Vlorës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME