Categories Lajme

Gjiknuri: Tiranë-Elbasan mbyllet brenda Pranverës

Rruga Tiranë–Elbasan ka hyrë në fazën e fundit të punimeve. Garancinë për përmbylljen e saj e brenda pranverës e dha ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, pas inspektimit në kantierin e hapur në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG drejt tunelit të Kërrabës.

“Sot që flasim jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se publiku brenda pranverës do të ketë rrugën të përfunduar dhe të dorëzuar me të gjitha parametrat e nevojshme. Është bërë një punë e madhe vitin e kaluar për të zgjidhur ngërçin dhe problemet juridike të trashëguara, por mbi të gjitha për të siguruar financimin shtesë për përfundimin e kësaj vepre që mori më shumë kohë se çduhet për shkaqe që i kemi thënë dhe më parë: projektimi jo i mirë, mungesa e financimeve atëherë kur duhej përpos edhe problemeve tjera të trashëguara të menaxhimit të kontratës.”

Ndërsa kreu i ARRSH-së Afrim Qendro thotë se ritmi i punimeve është i kënaqshëm.

“Kanë ngelur edhe 6% e të gjithë volumit të përgjithshëm të punimeve për të përfunduar. Ka mbetur paketa e shtresave rrugore dhe ajo asfaltike bashkë me elementët e sigurisë rrugore. Pas sigurimit të financimit shtesë të muajit Shtator, ritmi i punimeve është i kënaqshëm dhe ne mendojmë se brenda grafikut të ri të punimeve kjo vepër të mbarojë që kjo pjesë e zvarritur prej shumë vitesh në ndërtim të përfundojë.”

Ministri Gjiknuri tha se ky projekt ka qenë në vëmendje maksimale dhe tashmë janë zgjidhur të gjitha ngërçet financiare të krijuara. Ai përmendi vënien në vijë edhe të projekteve si ByPass-et e Fierit dhe Vlorës ku puna ka rinisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME