Categories Lajme

Gjirokastër, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSHE-së

Arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH-së në Gjirokastër për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje të  rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme ka ndërruar jetë elektricisti Gëzim Çabej, i cili ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike. Nën hetim është vënë një operator i dispeçerisë së OSSH-së, për falsifikim dokumentesh.

Njoftimi i plotë: Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH-së, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, si dhe procedohet një operator i dispeçerisë së OSSH-së Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Sh. O., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të ngritur nga OSSH Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të një linje elektrike në lagjen Gërhot, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  G. C  dhe  A. T.   Shtetasi  G.C,  ka ndërruar jetë më vonë në spital.Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë operator i OSSH Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente duke ndërhyrë në librin e dispeçerisë së OSSH Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME