Categories Lajme

Gjirokastra pa landfill, plehrat pushtojnë qytetin vetëm 500 m larg tij

Menaxhimi i mbetjeve urbane në Gjirokastër është një problem madhor pasi depozitohen vetëm 500 m larg qytetit. Kjo situatë është shqetësuese jo vetëm për banorët por edhe për drejtorin e shërbimeve publike ngre alarmin sos dhe shton se kjo situatë është e pafalshme. Mbetjet urbane në Gjirokastër depozitohen jo më shumë se 500 m larg banesave duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

Panorama e qytetit te UNESCO është trishtuese. Vendgrumbullimi i mbetjeve ndot ajrin, ndërsa shihet sipërfaqja e tejmbushur nga mbetjet te cilat depozitohen aty . Kapaciteti grumbullues i këtij sheshi është ezauruar ndërsa drejtori i shërbimeve publike Ylli Muho  ngre alarmin sos.

Ylli Muho: Kjo odiseja e landfillit këtu ka 20 vite që është thënë dhe stërthënë nga qeveritarë lokalë dhe qendror, por deri më sot nuk është bërë asgjë.  Këtu është e pafalshme që në një territor 1 km larg qytetit të UNESCO-s, larg qytetit të emrave të mëdhenj të jetë kjo gjendje katastrofë. Ne së paku duhet të skuqemi. Të gjithë kryetarët e bashkive nuk e kanë vrarë shumë mendjen për Agjencinë e Shërbimeve Publike. Atje mungon gjithçka.

Bashkia e Gjirokastrës  pritet qe shume shpejt të lidhë një kontratë me landfillin e Bajkajt për grumbullimin e mbetjeve urbane  dhe për zgjidhjen e kësaj situate,  por edhe kësaj  iniciative i duhet kohë të zbatohet deri në momentin e ndërtimit te rrugës Delvinë-Kardhiq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME