Categories Lajme

“Gjithçka online për bizneset në mandatin e ardhshëm’, Kryeministri Rama premtime pa fund: Jo me administratë me shkop në dorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme që të gjitha shërbimet do të jenë online në 4 vjeçarin e ardhshëm, në rast se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 3-të në zgjedhjet e 25 prillit. Duke përmendur dhe një herë tjetër dallimin e madh sipas tij midis qeverisë aktuale dhe asaj të kaluar, Kryeministri deklaroi se vetëm kjo mazhorancë mund të çojë përpara ndryshimet e mëdha që kanë filluar në Shqipëri.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:  Ne jemi një kantier në proces ndërtimi, dhe kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë proces?

Biznesi i vogël do të paguajë zero taksë. Nuk kanë sesi mos të ndihen të lehtësuar nga barra fiskale mbi ta. Nga ana tjetër nuk kane pse te ndihen te lumtur me situata te lidhura me arbitraritetin me administratën shtetërore. Çfare do zgjedhin? Vazhdimin para apo kthimin pas? Pra largimin përfundimisht të sistemit të bazuar nga kontrollet nga dora e njeriut, apo ndjekjen e një sistemi të ri i bazuar te fiskalizimi?

Sot ne kemi kursyer, çerek milionë orë për marrëdhëniet biznes shtet, ne aspektin e radhave, pritjeve, të marrjes së përgjigjeve, duke i kaluar një pjesë të madhe te komunikimeve online. Ama kjo është një punë në mes. Ne kemi hedhur të gjitha piketat. Pra nëse kthemi përsëri te karabinaja, për te cilin kemi hedhur themelet duke filluar nga uji, dritat, e kështu me radhë, janë në rrugën e vendosjes njëra pas tjetrës.

Ajo qe ne do te realizojmë është qe brenda 4 vjeçarit te ardhshëm do te jetë gjithçka online. Gjithë sistemi 30 vjeçar i punës me shkop në dore i administratës tatimore do te kthehet ne një sistem pune me mend në kokë.

Nga një pune krahu, do te kalohet në një pune inteligjente, e bazuar te kompjuteri dhe truri inteligjent. Ky sistem do te japë ne kohe reale. Të dhënat për transaksionet e çdo individi që bën biznes ne shqiperi do të jenë online.

Kjo nuk është ëndërr, nuk është ide. Kjo është një punë qe ka filluar tashme. Biznes-qeveri me një numër te caktuar, biznes-biznes fillon me vone dhe pastaj biznes-konsumator.

I gjithë ai zinxhir qe krijon hapesire per probleme ne biznes-biznes, e gjithë fatura ne loje midis biznesit të madh dhe atij te vogël do të marrë fund. Ama duke i vendosur te gjithë në pozita të barabarta, duke bërë sistemin transparent, duke i dhënë mundësi kushdoqoftë qe te kontrolloje sjelljen e shteti me raport me biznesit dhe anasjelltas. Është themelore te kuptohet qe puna e bërë për këtë karabina është kolosale dhe nuk ka force tjetër qe e bën dot kete pune dhe jo me ta çoj deri ne fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME