Categories Lajme

“Gjithë ky Kombinat, vetëm ajo humbi jetën”, Rama në shtëpinë e familjes Biqiku

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj shkuan ditën e sotme në shtëpinë e re të familjes Biqiku, e cila banonte në Kombinat. Por tërmeti i 26 nëntorit i mori kësaj familjeje vajzën e tyre 20 vjeçare, Xhesikën. Kjo e fundit, humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vetëm 2 orë para se familja të merrte vesh lajmin e rëndë, babai i saj i kishte kërkuar mes lotësh kryeministrit Rama ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim të specializuar.

Pjesë nga biseda:

Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koincidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta çonim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë pesimistë se ishte shumë rëndë edhe s… E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.

E ëma: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME