Categories Lajme

Gjithnjë e më shumë raste, gjithnjë e më shumë frikë, Gjermania në alarm për fëmijët e porsalindur me keqformime në duar

“Gjithnjë e më shumë raste, gjithnjë e më shumë frikë” – e titullon Bild redaksionalen e tij sot, duke dokumentuar një rast të ri në Bremen të një fëmije të lindur me vetëm tre gishta në dorën e djathtë. Një rast që sjell në mendje alarmin e ngritur në një rajon të Francës me 18 raste të bebeve të lindura pa duar, ose me keqformime kongjenitale në gjymtyrë, siç njoftohet nga Shëndetësia Publike.

Ditët e fundit tabloidi kishte dokumentuar rastin e tre fëmijëve të lindur midis qershorit dhe shtatorit në të njëjtin spital në Gelsenkirchen, në zonën Ruhr, me keqformime në duar.

Spitali Sankt Marien në një shënim të botuar në faqen e tij të internetit, shkruan se në një interval kohor jashtëzakonisht të shkurtër, 1-2 % e të sapolindurve vijnë në jetë me keqformime kongjenitale.

“Malformimet e këtij lloji nuk janë parë për shumë vite. Ngjarja e shumëfishtë mund të jetë e rastësishme, por ne e shohim befasues periudhën e shkurtër të këtyre tre rasteve”

Nëna e fëmijës së lindur në Bremen tre muaj më parë së bashku me një vëlla të shëndetshëm binjak, thotë se është e shqetësuar “se ndoshta helmet mjedisore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rastet në rritje të keqformimeve”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME