Categories Lajme

GJKKO e shpalli të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila shpalli të pafajshëm ishkryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kaprin, i cili akuzohej nga prokuroria për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 milionë lekë në vitin 2017, kur Kapri drejtonte Bashkinë.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. SPAK kishte mbyllur hetimet për këtë dosje dhe akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Mirëpo, me një vendim të marrë më 4 korrik 2023, nga GJKKO, Kapri u lirua nga akuzat “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Po u shpallën të pafajshëm edhe 5 ish-vartësit e tij, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec, Nexhmi Torrën, ishkoordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec dhe Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec.

Kapri dhe ish-vartësit sipas SPAK, jo vetëm abuzuan me një tender por në 28 qershor 2019 në tri shkolla dhe një kopsht janë kapur në flagrancë nga policia duke mbyllur me çelës tri shkolla të miratuara si qendra votimi prej KQZ-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME