Categories Lajme

GJKKO shtyn seancën ndaj gjyqtares Margjeka, zbulohet arsyeja

Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Shkak i shtyrjes së seances ishte mos paraqitja e gjyqtares në sallën e gjyqit pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, ajo ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, më herët pasi mësoi vendimin e Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi masën për “arrest shtëpie”, foli me tone të ashpërta. Ajo pati përplasje fizike me një polic duke thënë para mediave se i kanë hequr të drejtën e fjalës. Margjeka nuk hezitoi të thoshte se arsyeja përse e kanë çuar në gjykatë është se nuk i dha mandatin Valbona Sakos.

Margjekës pretendon se gjykata nuk ka asnjë provë për akuzat ndaj saj. Kujtojmë se në kohën kur ishte pjesë e gjykatës së Durrësit vendosi që të mos i jepte mandatin e kryebashkiakes socialistes Valbona Sako, e cila doli nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit. Vetë Margjeka i ka mohuar që prej ditës së parë akuzat dhe është shprehur se i gjithë procesi ndaj saj është i montuar politikisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME