Categories Lajme

Gjobë 5 000 euro biznesmenit, kapet autori

Policia e Korçës ka ndaluar një shtetas për akuzën e gjobë vënies, pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës tentoi ti grabis 5 000 euro biznesmenit. Pas verifikimeve Policia sqaron se autori është një 37-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”)”, njofton Policia

“Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro. Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, vijon njoftimi.

Policia sqaron gjithashtu se, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME