Categories Showbiz

“Gjona t’mira, gjona t’bukra” rrëfimi i sinqertë i dyshes së famshme Genard dhe Sonida Hajdini

NGA ZHAKLIN LEKATARI

Të gjithë ju e njihni dyshen simpatike qe ka pushtuar rrjetet sociale, sidomos vitin e fundit. I ndiqni gjatë gjatë vakteve të ndryshme, kur janë me pushime, por dhe duke pirë kafen e përditshme në lagje. Nëse nuk e keni ende kuptuar ata janë Genard dhe Sonida Hajdini.  Nje dyshe fantastike, tashmë e kthyer në fenomenin e Instagramit bashkë me mantrën e tyre “ Gjona t’mira, gjona t’bukra” që na ka përfshirë të gjithëve nga pak. Humori dhe pozitiviteti i Genardit janë nxitës dhe të rrëmbejnë zemrën dhe shpirtin, por dhe mërzia apo përshendetjet e Sonidës “ Ku jeni danoça”  janë simpatike e gazmore, saqë është e lehtë t’i duash dhe të jesh kurioz për këtë familje kaq të veçantë shqiptare.

Kur dëgjon Genardin dhe Sonidën e kupton shumë qartë që janë të dy persona që për vite me radhë i janë dedikuar me shumë seriozitet shkollimit dhe studimit. Këtë traditë ,të të qenit të shkëlqyer në mësime e kanë të trashëguar nga babai ,Paqësori, i cili edhe në Politeknikum, por dhe në Fakultetin e Inxhenierisë ka qënë nxënës dhe student i dalluar, nga ata tipa të dhjetës absolute.

Nuk mendoj që e dini, por Genardi ka lindur në Shkodër, sepse në atë kohë babai i tij, i cili punonte në ushtri, ishte caktuar me punë në atë qytet. Paqësori tha që “ Pasi përfundova studimet, të gjithë ne studentët e shkelqyer, u dërguam në zonat kufitare ( Paqësori ka qenë pjesë e ushtrisë shqiptare), kjo sepse sipas partisë, ne ishim më të aftë dhe nuk kishim nevojë për mbështetje apo kontrolle të vazhdueshme”. Kështu që, për disa vite, Paqësori dhe familja Hajdini u vendos në Shkodër ku Paqësori shkëlqente edhe në punë. Përditshmëria e familjes, ndryshoi pas një aksidenti që Paqësori pësoi në punë ( rënie në lumë gjatë dimrit),  që e detyroi të qëndronte për pothuajse një vit në spital, në fillim në Shkodër, pastaj në Tiranë dhe më pas në Budapest, Hungari. Pas shume peripecive dhe frikës për jetën e Paqësorit, ata më në fund u transferuan përsëri në Tiranë.  Gjatë këtij viti plot aventura për familjen Hajdini, kishte ardhur në jetë Sonida dhe jeta e familjes vazhdoi pa shumë problematika deri në vitin ’91,  një vit me ndryshime të mëdha për të gjithë ne shqiptarët.

Ishte pikërisht viti 1991 koha kur Genardi, i cili ishte angazhuar me Kishën protestante amerikane, u largua te një familjë në Amerikë për të  përfunduar studimet në vitin e fundit të gjimnazit. Edhe se tani është mbipeshë duhet të dini që Genardi iku në Amerikë falë aktivizimit në sportin e basketbollit – për këtë arsye e sfidon shpesh edhe kryeministrin e vendit. Shkollën e mbaroi me nota të shkëlqyera sepse siç thotë dhe babai i tij Paqësori, “ Ai nuk kishte të drejtë të merrte 9 në shkollë, se i bija me çoka te koka”.

Një vit më vonë, Genardi arriti të tërheqë edhe Sonidën e cila asokohe vazhdonte studimet në shkollë të mesme. Genardi nga ana tjetër, vazhdonte shkollën e lartë për biokimi dhe filozofi.  Sonida  e cila erdhi më vonë në takimin tonë, më tregoi që jeta në Amerikë, sidomos për të, ka qënë e veshtirë, jo vetëm për shkak të angazhimit në shkollë, apo literaturës që duhet të lexonte, por dhe për faktin që ajo për të mbeshtetur veten edhe punonte. Kur shumica e moshatareve të saj e kishim mendjen te gjëra më pak themelore, Sonida duhej të mendonte dhe të ishte e përgjegjshme për veten dhe të ardhmen e saj.

Sakrificat e Genardit dhe Sonidës u ndërprenë në mes nga një ngjarje shumë tronditëse të cilën ata ende nuk e kanë lënë pas kraheve: mamaja e tyre humbi jetën gjatë kohës që gatuante në ballkon, nga një plumb qorr. Ndonëse e nisën në Greqi për trajtim më profesional, ajo nuk arriti të fitojë betejën me jetën. Behët fjalë për fillimin e viteve 1999- 2000 kur situata në vend linte për të dëshiruar. Kështu Genardi dhe Sonida u kthyen ne Shqipëri për të mos u largua më.  Jeta e tyre, më e trishtë dhe më e vështirë, vazhdoi normalisht siç mund të vazhdojë jeta e një familje të lënduar. Sonida mbaroi studimet e larta në Tiranë për gjuhë të huaj anglisht, dhe më pas masterin në të njëjtin drejtim, ndërkohe që Genardi përfundoi dhe tre master të tjerë të sukseshëm dhe vazhdoi dhe studimet në Shkollën Ndërkombëtare Amerikane, në Tiranë. Më pas ai filloi punë dhe për rreth tetë vite ka qënë i angazhuar në Institutin e Higjienës, nga i cili u largua për shkak të një mosmarrëveshjeje, pas një denoncimi që bëri për shkak të një uji që nuk përmbushte standardet, nga i cili  u helmua edhe vetë.

Ditët e Sonidës dhe Genardit janë të thjeshta, por të qeshura dhe të mbushura me dashuri për njëri-tjetrin. Ndërkohë që Paqësori është martuar përsëri, Sonida dhe Genardi jetojnë bashkë dhe kujdesen për njëri- tjetrin, ndoshta më shumë Sonida për Genardin, e cila  merret me të gjitha detyrimet që ka një shtëpi, që nga pazari e deri te gatimi dhe pastrimi. Sigurisht që ju do pyesni veten, meqë ne në Living, promovojmë jetën e shëndetshme, a i pyeta unë ata për stilin e tyre të jetës ? Patjetër që i pyeta, aq më shumë duke parë studimet dhe profilizimet e Genardit.  Sonida ka filluar të ushqehet më pak dhe ka humbur edhe disa kg, ndërkohë që me sa duket llupësi i familjes është Genardi, i cili qëndron natën deri vonë duke parë lajmet dhe programet në  Amerikë, dhe për këtë arsye zgjohet shumë vonë duke mos pasur një stil të mirë që nga zgjimi në mëngjes. Sipas Sonidës, është Genardi ai që dëshiron që porcionet të jenë më të mëdha dhe që ushqimi të jetë i shpeshtë dhe i bollshëm.

Kjo është jeta e tyre e cila ecën ngadalë midis pazarit, pastrimit, mësimeve online të anglishtes që bën Sonida, videot e Instagramit dhe fansave të ndryshëm. Genardi nuk e mendonte se moto “Gjona t’mira, gjona t’bukra, papa fare” do bëhej virale. Kjo sepse çdo gjë nisi nga një urim i thjeshtë, në shumë gjuhë, në nder të ditëlindjes së Papa Françeskut.  Që nga ajo ditë, Genardi dhe Sonida u bënë star në Instagram, pa e ditur, pa e pritur dhe pa kujtuar. Sinqeriteti dhe vërtetësia që ata të dy të krijon varësi, saqë kur je pak i trishtë, dëshiron të dëgjosh Genardin që ankohet për “mëngjesin për diabetikë”, apo sesi ka bërë Sonida rosnicat, apo sa mish i ka hedhur gjellës apo supës. Tashmë njohim mirë, edhe shtepinë e tyre, shijet, nevojat, arsyen se pse pema e Vitit të Ri qëndron gjithë vitit, megjithatë përgjigjen për arsyet e blerjeve të shumta të produkteve të ndryshme, nuk e mora dot. Ndoshta do jetë për shkak të frikës se mos mbarojnë. Sonida, që iu bashkua grupit pas rregullimit të shtëpisë, është gjithashtu e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e mençur, e ditur, e përgatitur, por dhe ajo si shumë të tjerë është e lodhur nga kjo luftë e vazhdueshme që është jeta. Takimi dhe mbremja ynë u mbyll me një ftesë për darkë dhe me biseda cilësore mbi të kaluarën, jetën, zgjedhjet në Amerikë, gjeopolitikën botërore dhe për të ardhmen e përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME