Categories Lajme

Gjuetia e paligjshme godet edhe Pelikanin Kaçurrel

Gjuetia e paligjshme nuk po kursen as shpendët e rrallë të lagunës së Nartës. Pre e gjahtarëve ka rënë edhe një specie e rrallë siç është pelikani kaçurrel. Një prej tyre është gjetur sot i pajetë nga peshkatarët e Nartës. Ai është qëlluar me armë gjahu gjatë natës. Nga specialistët kjo konsiderohet si një tjetër masakër ndaj shpendëve të rrallë.

Pelikani kaçurrel konsiderohet si simboli i Parkut Kombëtar të Divjakë – Karavastasë. Ky shpend i rrallë gjatë periudhës së tranzicionit rrezikoi të zhdukej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Me shpalljen e moratoriumit të gjuetisë ai filloi të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë.

Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë. Vendi ku qëndron ky shpend i rrallë njihet si Ishulli i Pelikanit dhe ndodhet në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e detit. ©LAPSI.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME