Categories Lajme

Gjuzi i thotë Silvana Bushatit: Të shoh si “panterë”; Linda i bën gjeste provokative

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ngjalli debat në studion e “360 gradë” në RTV Ora sepse quajti ‘panterë’ Silvana Bushatin.

Pasi zv.Presidentja e Partisë Konservatore i bëri të qartë Gjuzit se nuk e pranon këtë lloj krahasimi, Linda Rei e ironoizoi me gjeste provokative.

Pjesë nga biseda në studio: 

Laert Vasili: Meshkujt shqiptarë nuk para janë mbajtur në botë për meshkujt të bukur, por të fortë.

Artur Zheji: Cfarë nënkupton mashkull i fortë?

Kujtim Gjuzi: Të bëjnë shumë kalamaj, është e thjeshtë fare kjo.

Artur Zheji: Të bëjnë shumë kalamaj nuk do të thotë të jesh mashkull i fortë.

Silvana Bushati: I fortë, me karakter, jo të bukur. Kjo po humbet dita ditës dhe Kujtimi nuk është në dijeni të tyre. Femrat po kalojnë në një pozicion shumë të fortë, shumë mashkullor. Po e kap nga vetja ime. E shoh veten shumë më të fortë se shumica e meshkujve që ne kemi.

Kujtim Gjuzi: 207 shtete në botë drejtohen nga meshkujt, vetëm 7 nga femrat.

Silvana Bushati: Po se janë egoistë prandaj.

Kujtim Gjuzi: Se ju, pikërisht ju, ti panterë, edhe Helena e Trojës, e shkatërruat për një të dashur vendin.

Silvana Bushati: Unë jam Silvana Bushati dhe mos krahaso fare.

Kujtim Gjuzi: Unë bëra krahasim.

Silvana Bushati: Po jo e ke shumë gabim, nuk ta lejoj fare.

Kujtim Gjuzi: Nuk kam qejf unë të të drejtohem ashtu, cfarë do të bësh?

Kujtim Gjuzi: Sa mirë e pranove atë komplimentin e Zhejit që ta bëri, këtë tjetrën përse nuk e pranon?

Silvana Bushati: Nuk jam pantera pra, cfarë lidhje ka kjo?

Kujtim Gjuzi: Unë ashtu të shoh, si panterë që doni të na gllabëroni të gjithëve.

Artur Zheji: Ti e krahasove me një kafshë, unë thashë se ka bukuri ulëritëse.

Akil Pano: Kjo është gjuha që përdornin tironsit edhe para ’90-ës.

Artur Zheji: Pantera do mish dhe gjak.

Linda Rei: Jam vampir (bën gjeste).

Kujtim Gjuzi: E ke të sigurtë që nuk merr, 0 e ke. Ato shko bëji në ndonjë vend tjetër, jo në studion e Zhejit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shtohet fluksi në Sanatorium, pneumologët: Nëse viroza zgjat mbi pesë ditë, kontaktoni mjekun

Vala e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes nuk ka arritur ende kulmin. Ndërkohë tek shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Janar 2025

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Stuhi në Lushnjë! Disa fshatra pa energji, era rrëzon pemë dhe objekte

Stuhia e erës që përfshiu Lushnjën la pa energji elektrike 10 fshatra, rrëzoi dhe shkuli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnje, Kërcënoi me armë të riun pas sherrit në lokal, në kërkim 35-vjeçari

Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situatë e frikshme/ Luftë mes bandave shqiptare në Athinë për gjobëvëniet

Jane siguruar pamje, në të cilën duken anëtarët e dy bandave shqiptare në zonën Monastiraqi…

LEXO ME SHUME