Categories Lajme

Gjuzi kapet me Linda Rein: Kthimi yt nga mashkull në femër, skandaloz! Linda Rei: Një fëmijë si ty do ishte dëm i madh

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është përfshirë në debat me Linda Rein në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora. Gjuzi e quan skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër, ndërsa ajo e ironizon duke i thënë se të kishte fëmijë si ai, do ishte dëm i madh.

Pjesë nga biseda në studio: 

Artur Zheji: Po të bëje një zgjedhje për tu pranuar nga të tjerët, si do bëheshe?

Linda Rei: Si ai xhaxhi.

Kujtim Gjuzi: Xhaxhi i bën nja 50 pompa në tokë fizike, por me ty nuk ka asnjë lloj shansi sepse ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze.

Artur Zheji: Pse qenka skandaloze?

Kujtim Gjuzi: Këtu duhet parë në të gjithë analizën, duhet ta shohin antropologët se çfarë ke bërë ti.

Linda Rei: E di atë shprehjen kur fut një elefant në një dyqan kristali?

Artur Zheji: I thyen të gjitha ajo. Dhe ky i thyen të gjitha qelqet.

Linda Rei: Të gjitha. Një duartrokitje. Ke të drejtë. Bravo.

Artur Zheji: E bëre nervoze Lindën që në fillim.

Kujtim Gjuzi: Është mashkull, prandaj është i dhunshëm. Është mashkull në brendinë e saj.

Artur Zheji: Ti vërtetë je kryetar i Partisë Konservatore. Që nga përkufizimi, të jesh konservator do të thotë të ruash. Çfarë ruan ti? Linda foli për revolucionin, për zhvillimin. Ti je anti zhvillim?

Kujtim Gjuzi: Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu?

Artur Zheji: Linda është vetvetja.

Kujtim Gjuzi: Vetvetja? Ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Dhe ka bërë dëmin më të madh.

Linda Rei: Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua.

Kujtim Gjuzi: Unë i kam katër, por ti nuk ke shans të bësh asgjë.

Linda Rei: Po, por si dua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 51-vjeçari në Maminas, do të ekstradohet në Itali!

Një 51-vjeçar i dënuar  me 4 vjet e 5 muaj dhe 21 ditë burgim nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmohet me breshëri kallashnikovi “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit

Është sulmuar me breshëri kallashnikovi godina e kompanisë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Arrestohet në Maminas trafikanti i drogës i dënuar në Itali

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot, vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmet/ Shoferi humb drejtimin, Benz-i përmbyset në mes të rrugës!

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Përmet, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.…

LEXO ME SHUME