Categories Lajme

VIDEO/ O Zot sa e dhim.shme, përlotet ish-polici i pla.gosur në detyrë, rrëfen dra.mën e jetës

Emisioni BOOM ka sjellë këtë puntatë hallin e një ish-punonjësi policie. Bëhet fjalë për Pajtim Brahimajn, i cili ka punuar si punonjës i policisë së shtetit për 22 vite në qarkun e Fierit. Prej 5 vitesh ai ka mbetur i papunë dhe i zhytur në borxhe.

Në vitin  2014 djali  minoren i Pajtimit ka marrë makinën e të atit pa leje, dhe ka lëvizur pa patente se bashku me një grup shokësh. Për  shkeljet e kryera  djali i Pajtimit, në atë kohë 15 vjeç  ka vuajtur dënimin në  burgun e të Miturve në Kavajë. Më pas me  urdhër te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Pajtimi largohet nga puna me motivacionin se ‘ka kryer shkelje të rënda disiplinore’ gjithashtu ‘mos ushtrim i kompetencave të policisë’.

Pajtim Brahimaj: Djali im në 5 shtator merr mjetin tim pa më pyetur mua. Ishte minoren 14-15 vjeç dhe shkon largohet 20 km nga Fieri. Në këtë kohë e kap policia, mjeti sekuestrohet në policinë e Mallakastrës. Mua po atë natë më pezullojnë nga detyra. Arsye e pezullimit ishte sepse do fillohet procesi disiplinor. Nga ky moment shkoja në punë i pezulluar. Pas disa kohësh më vjen urdhëri për përjashtim nga policia. U interesova dhe arsyeja ishte gabimi i djalit tim. Djali shleu dënimin sipas rregullave dhe ligjeve. Djali u dënua me 5-6 muaj burg në Vlorë.

Më pas fillova rrugën gjyqësore. Gjykata në disa seanca mori vendimin përfundimtar ku shprehej se vendimi i përjashtimit tim nga policia ishte i paligjshëm. Prita sa përfundoi në Tiranë vendimi i Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative vendosi të më dëmshpërbleje me pagën për një vit dhe vendimi i drejtorit të përgjithshëm Artan Didi është i paligjshëm. Rikthimi në detyrë të varët në bazë të dëshirës së titullarit. Të ardhurat e mia janë në gjendje të vështirë. Unë jam me kredi dhe fëmijët i kam në shkollë.

Vajza e Pajtimit i ka kushtuar edhe një poezi babait të saj.

Dhe mua plumbi do më kishte marrë

Në gjoks, shpatull, brinjë

Atë ditë të nxehtë qershorit

Kur dielli sapo kishte dalë

Ndoshta dhe unë fëmijët mund t’i lija jetim

Kur një plumb në kokë u shkri

Ndoshta dhe unë do të vijë me ju, me vdekjen

Por, jo unë erdha me poezinë

Ish-polici ka rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës.

Pajtim Brahimaj: Në 1997 pas 2.5 orë pas marrja e shërbimit unë jam plagosur me një plumb rikoshet. Aty jam plagosur me plumb në kokë.  Kam qenë i shtruar 3 muaj, plumbin e kisha në kokë dhe jam operuar në kirurgjinë e Fierit. Unë i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm të kthehem dhe unë në detyrë në një sektor ku të shikohet e arsyeshme.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi në ministrinë e Brendshme dhe dorëzoi shkresën për ministrin Sandër Lleshaj, ku e ve në dijeni të situatës së ish-punonjësit të policisë dhe i kërkon rikthimin e tij në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME