Gjykata e Shkodrës ka vendosur të mos ekstradojë Ilir Bajrin drejt Italisë.
Në akuzë si një prej anëtarëve të bandës “Bajri” në Shkodër, Ilir Bajri do të qëndrojë në Shqipëri deri sa Gjykata e Shkallës së Parë të dalë me vendimin e ri.Ka qenë Gjykata e Apelit në Shkodër që ka prishur vendimin e dhënë më datë 17 qershor për ekstradimin e Bajrit drejt Italisë.“Apeli” arsyeton se “vendimi i Gjykates së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundershtim me ligjin procedurial penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.”
Ilir Rustemi (Bajri), vëllai i Safet Bajrit, rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion.