Pasi Partia Socialiste dërgoi sot një kërkesë në gjykatën e Durrësit ku kërkonte të rrishikohej vendimi për mandatin e Valbona Sakos. Menjëherë pas kësaj kërkesë, gjykata konfirmoi Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës.
Lidhur nme këtë vendim, ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ku me anë të një postimi në Façebook, thotë se drejtësia është nën kontrollin e Ramës dhe është kthyer në private të tij.
“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha.
Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Durrësit ka vendosur që të mos i japë mandatin Valbona Sakos me pretendimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.
