Dy ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha zyrtarisht mandatin kreut të zgjedhur të Bashkisë Kamzë Rakip Sulit, për Xhelal Mziun kjo nuk ndryshon asgjë. Në një postim në Facebook, Mziu shfaqet teksa inauguron një rrugë në bashkinë që ai drejton.
“Rruga “Buones Aires” ka një gjatësi prej 342 metra linear, gjerësi prej 6 metrash dhe bazë asfaltimi 5 metra. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur kuneta me përmasa 2 X 0.5 metra”, shkruan Mziu në Facebook. Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 Qershorit në Kamëz, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më pak se 10%, duke e legjitimuar dhe më shumë vendimin e Mziut për të mos lënë zyrën e tij.
POSTIMI I PLOTË I BASHKISË KAMËZ:
Inagurimi i rrugës “Buones Aires” që ndodhet në lagjen-4 në Kamëz, është investim 100% nga buxheti i Bashkisë Kamëz. Rruga “Buones Aires” ka një gjatësi prej 342 metra linear, gjerësi prej 6 metrash dhe bazë asfaltimi 5 metra. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur kuneta me përmasa 2 X 0.5 metra.
Kryebashkiaku Mziu gjatë përfundimit të inspektimit të përfundimit të punimeve publike të rrugës “Buones Aires”, ku të gjithë banorët mbetën të kënaqur, premtoi se nuk do të rresht së punuari jo vetëm për këtë rrugë apo lagje por s’do të ndalem së investuari në çdo rrugë e rrugicë të Bashkisë Kamëz dhe jo vetëm në infrastrukturë por në ujësjellës,ndriçim dhe gjelbërim qyteti në transport dhe telekomunikacion si dhe shërbime ndaj qytetarëve.
Në inagurimin e investimeve të shumta që pati sot z.Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë Kamëz, në disa prej rrugëve tashmë të përfunduara siç ishin ato si:”Buones Aires” dhe “Miqësia” në lagjen-4 në Kamëz, “Ramush Hardinaj” në Bathore ishin të pranishme dhe disa prej mediave prestigjoze vizive, që ndoqën nga afër veprimtarinë ditore të z. Mziu duke inspektuar investimet nëpër rrugët e qytetit.

