Categories Lajme

Gjykata i refuzon Arbër Çekajt daljen nga izolimi “41 bis”

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi ‘41 Bis’. Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kok ainë të kapur në Portin e Durrësit, do të vijojë të mbetet në izolim, ndonëse me anë të një kërkese më 23 maj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u vendosur në regjim, por kjo kërkesë nuk u pranua në seancën e zhvilluar ditën e sotme në gjykatë.

GJKKO e ka cilësuar Çekajn si një person që paraqet rrezikshmëri. Prandaj e ka kaluar në regjimin 41 ‘Bis’ për të paktën 1 vit. Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK e të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn. Ai është ronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313. Por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej janarit 2019. Por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë. Gjithashtu pa takime, pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME