Categories Lajme

Gjykata lë në burg Bajrat, liron të dashurën e Beharit/ Avokati: Akuzat janë flluska sapuni!

“Flluskë sapuni”, kështu i ka konsideruar avokati mbrojtës i Safet Bajrit, akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi, i cili dyshohet për disa ngjarje që kanë tronditur qytetin e Shkodrës.

Gjykata vendosi që të lërë në burg Safet Bajrin, Ilir Bajrin, Behar Bajrin, Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin, të cilët dje iu kishte kaluar afati i paraburgimit, po me akuzat e reja, pas përgjimeve për punësimet në spitalin e Shkodrës ata do të qëndrojnë ende në paraburgim.

Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

“Është ekstraligjore, ne kërkuam shuarjen e masave të sigurisë për katër persona, masat që ka dhënë gjykata vetëm të reja nuk janë. Kjo dosje është një flluskë sapuni, që do të plaset në momentin e parë që çështja do të kalojë në gjykim.

Nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. Për të hetuarit Behar Bajri, Safet Bajri, Asmer Bilali, Ilir Bajri dhe Ismet Idrizi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, Jorida Murati u la në arrest në shtëpi. Murati nuk është e mbrojtur prej meje, Safet Bajri pretendoi me të drejtë se po mbahet padrejtësisht në ambientet e paraburgimit”, u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Kujtojmë se për katër prej anëtarëve të grupit Bajri, u shua dje masa e sigurisë me burg, për akuzat që kishte ngritur prokuroria pas operacionit për arrestimin e tyre në muajin shtator.

duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin.

Jorida Murati, ndaj të cilës është dhënë masa e arrestit të shtëpisë, merrte rrogën si infermiere në spitalin e Shkodrës pa qenë asnjë ditë në punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME