Categories Lajme

Gjykata merr vendimin “arrest me burg” për Ardit Hidën, zbulohet dëshmia e tij

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për Ardit Hidën, i cili akuzohet se vrau me thikë 26-vjeçarin Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin. Autorit i krimit ka rrëfyer para gjykatës se ai ka qenë i dehur në momentin kur ka sulmuar me thikë dy vëllezërit.

Dëshmia e Ardit Hidës në seancë:

“Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd.

Pas kësaj m’u errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë. Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Kovaçin që donte ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje. Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën. Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku”, tha i riu.

Tri ditë më parë Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllain e tij 19-vjeçar, u qëllua me thikë për vdekje nga Ardit Hida. Autori i dyshuar i këtij krimi pak orë pas ngjarjes u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME