Categories Lajme

Ministrja Kushi thërret mbledhjen urgjente të drejtuesve të Shërbimit Psiko-Social nga 61 bashkitë e vendit

Pas rastit të Pogradecit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e shërbimit Psiko-Social nga të gjitha bashkitë në vend, për të diskutuar dhe analizuar rastet shqetësuese e shfaqura së fundmi, si dhe për të rritur vigjilencën për shmangien e dhunës ndaj fëmijëve dhe nxënësve jo vetëm në shkolla, por edhe në familje.

Ministrja Kushi ka kërkuar që konstatimi i rasteve të dhunës të mos neglizhohet në asnjë moment, dhe ka theksuar se konstatimi i psikologut të shkollës në raste të tilla është tejet i rëndësishëm për eliminimin e rreziqeve që u kanosen nxënësve.

“Nuk mund të mbyllim sytë në asnjë mënyrë përballë punonjësve, drejtuesve të shkollave apo mësuesve që përbëjnë kërcënim për nxënësit”- është shprehur ministrja, duke kërkuar që çdo mësues dhe çdo psikolog të vëzhgojë këtë fenomen, jo vetëm me syrin e një profesionisteje, por edhe me syrin e një prindi.

“Aktualisht numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është dyfishuar, janë bërë trajnime për të siguruar mjedise sa më familjare në shkollë” – është shprehur Znj. Kushi.

Ajo ka kërkuar që kodi i etikës duhet të njihet sa më mirë nga secili prej punonjësve, në mënyrë që të arrihet të analizohet sa më mirë situata që mund të paraqitet në ndonjë shkollë. Ministrja Kushi ka theksuar se ka patur raste që psikologët tanë kanë arritur të shmangin ngjarje të rënda, vetëm për shkak të reagimit në kohë, si dhe për shkak të angazhimit të gjerë dhe serioz.

Gjithashtu, Znj. Kushi shtoi se për parandalimin e ngjarjeve të dhunës apo abuzimeve ndaj fëmijëve apo nxënësve, duhet që në bashkëpunim të ngushtë më prindërit, të bëhet ndërgjegjësimi dhe nxitja e nxënësve që të flasin për çdo rrezik të mundshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME