Categories Lajme

Gjykata pushoi çështjen ndaj Spartak Brahos për shpifje, Agron Tufa apelon vendimin

Ish- kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka ankimuar vendimin e pushimit të padisë për shpifje ndaj deputetit socialist, Spartak Braho. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në dokumentin e ankimimit, Tufa kërkon nga Gjykata e Apelit që të riçelë gjykimin ndaj Brahos me akuzën për shpifje, teksa i ka deleguar avokatit çdo tagër, për shkak se ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij ku ka kërkuar azil Politik.

Gjykata e Tiranës pushoi padinë me argumentin se kërkesa nuk ishte formuluar sipas ligjit, si dhe prokura e ishte me datë më të hershme se të ndodhja e faktit. Nga një vend i BE-së, Zvicër ku ka kërkuar azil politik, ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa paditi në prokurori deputetin socialist Spartak Braho. Më 3 dhjetor Agron Tufa u largua drejt Zvicrës dhe dha dorëheqjen prej aty nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi.

Në padinë ndaj Brahos përmend deklaratat e tij të bëra ndaj Tufës që i konsideron shpifje dhe fyerje.

“…nga i akuzuari shtetasi Spartak Braho, i cili me anë të një artikulli në gazetën ‘Dita’ me titull ‘Pasi vodhi iku si të parët e tij ballistë’ të datës 4 dhjetor 2019 ka ‘fyer’ dhe ‘shpifur’ në forma të ndryshme si: ‘Hajdut e mashtrues i neveritshëm’, ‘njeri ordiner’ dhe ‘bëmat e ndyra të këtij njeriu’ si ‘vjedhjet e institucionit që drejtonte’, ‘abuzimet me paratë e taksapaguesve shqiptarë’ e ‘plagjiaturë në universitet’. Të tjera fyerje dhe shpifje pasojnë; ‘Ai (Tufa) iku i ngopur me lekët e shtetit dhe të kuvendit, tek të parët e tij që ikën si minj’ dhe ‘pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur…për hajdutllëqet e tij’, ‘hajdut me vese tejet të rrezikshme shoqërore’, ‘milionat e qeverisë nuk i munguan dhe me siguri ka marrë me vete andej nga ka shkuar’.  Ndërkohë, më herët Tufa ka paralajmëruar se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të renda, në shkallë të gjerë.

B.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME