Categories Lajme

Vonesa dhe ndryshime destinacionesh/ Aviacioni Civil Italian pezullon licensën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’

TIRANE– Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve “Fly Ernest”, nuk do të ngrihen më në qiell për të fluturuar. Ditën e sotme, Aviacioni Civil Italian ka marrë këtë vendim nisur nga vonesat e shumta të avionëve të kësaj linje që përshkojnë linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë. Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për ditë të tëra, duke humbur prenotimet, por edhe takime të rëndësishme pune. Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej ditës së sotme, avionët e “Fly Ernest” do të vijojnë punën për shkak të biletave të shitura deri në datë 7 janar drejt Ukrainës dhe deri në 13 Janar drejt shtetit italian. Tashmë ajo nuk ka më të drejtë të shesë bileta, dhe deri në 13 janar do të jetë në monitorim për sjelljen që do të bëjë ndaj pasagjerëve.

Njoftimi i publikuar në faqen e Autoritetit Civil Italian

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka kontaktuar me Autoritetin Civil Shqiptar, i cili është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë vendim, dhe duke qenë si lecenca për “Fly Ernest”, ishte lëshuar nga shteti fqinj, vendimi për pezullimin e saj do duhej të vinte pikërisht prej tij. Në faqen e saj zyrtare, kjo kompani ajrore vijon të reklamojë oferta për destinacione drejt disa qyteteve italiane, si Milano, Bergamo, Napoli, Bari, Verona.

Ofertat e publikuara ne faqen e Fly Ernest

Vetëm një javë më parë, Shqiptarja.com denoncoi vonesat e kësaj linje ajrore të nisur nga Tirana drejt Bergamos. Avioni që duhet të ishte nisur në orën 16:30, u ngrit në qiell pas 10 orësh, në 02:50 të mëngjesit. Një ditë para nisjes qytetarët ishin lajmëruar se fluturimi i tyre do të shtyhej në orën 00:30. Por teksa udhëtarët ishin nisur drejt aeroportit për fluturimin e orës 00:30, ata u lajmëruan në momentet e fundit, se nisja nga Tirana për në Bergamo do të bëhej në orën 01:45. Avioni u ngrit në ajër edhe një orë tjetër me vonesë, në 02:50. m.v./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME