Categories Lajme

Gjykata “shfryn” dosjen “184” të zgjedhjeve në Dibër

Gjykata e Dibrës ka kaluar për gjykim 4 prej të pandehurve të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie të Dibrës të vitit 2016, ndërsa ka rrëzuar ankimimin e PD-së për pushimin e çështjes për 5 të pandehur të tjerë. 4 të pandehurit që do të shkojnë tashmë në gjyq janë Robert Aga, ish-shef i komisariatit Dibër, Drini Gjeçi ish-drejtor i arsimit, Nuri Meda ish-administratori i Tominit, Hasan Hoti ish-administrator i Lurës dhe mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe kanosjes së zgjedhësve.

Ndërkohë që Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e avokatëve që përfaqësojnë palën paditëse, Partinë Demokratike për ndryshimin e gjyqtarit të çështjes dhe atë për pushimin e gjykimit për 5 të pandehurit e tjerë:Korab Lala, Arben Keshi, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Bekim Krashi. Avokati i palës paditëse tha pas seancës se gjykata dështoi të japë drejtësi. Sipas tij nxitimi i prokurorisë dhe gjykatës për të mbyllur këtë çështje është kriminal. Avokati Sefa tha se vendimi do të apelohet në gjykatën e apelit Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME